Senatori i Realit godet klubin: Neymar më i mirë se Hazard, e dua në Madrid!

Futboll

Senatori i Realit godet klubin: Neymar më i mirë se Hazard, e dua në Madrid!

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:24
Neymar dhe Hazard

Intervista e Marcelos për mediet ka bërë bujë të madhe dhe ka lënë shumë të pakënaqur klubin madrilen. Braziliani ka deklaruar hapur se Neymar është më i zoti se Eden Hazard. Ky i fundit është lojtari më i ri i "Los Blancos". 

Senatori i kryeqytetasve u shpreh hapur se Neymar është më i mirë. "Hazard është superlojtar, shumë i mirë, ai është bashkëlojtari im te Real Madridi tani, ndërsa për Neymarin njerëzit e dinë se çfarë kualiteti ka. Ai është në "top 5" më të mirët. 

"E njoh Neymarin që nga koha kur luante me Santosin. Në fushë ai ka aftësinë të ndryshojë situatën e lojës dhe bën diçka që askush nuk mund ta bëjë. Është i jashtëzakonshëm, e vështirë për t'i krahasuar, për mua Neymar është më i zoti. Shpresoj që Neymar të vijë, pasi këtu janë lojtarët më të mirë në botë. Do të ishte një kënaqësi të luaja me të, por nuk vendos unë", - u shpreh Marcelo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat