Ibrahimovici shkëlqen me një het-trik në derbin e LA

Futboll

Ibrahimovici shkëlqen me një het-trik në derbin e LA

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:35
Zlatan Ibrahimovic

Kur Zlatan Ibrahimovic tha këtë javë se ai është, pa asnjë dyshim, lojtari më i mirë në Major League Soccer dhe askush nuk i afrohet atij, edhe pse Carlos Vela është duke e kaluar sezonin më të mirë në histori të ligës, shumë tifozë i kërkuan suedezit ta dëshmojë këtë gjë,

Por, Ibrahimovic e ka dëshmuar se ka të drejtë ta lavdërojë vetën, duke e shënuar një het-trik për LA Galaxy në fitoren e rëndësishme me rezultat 3:2 kundër Los Angeles FC të Carlos Velas, të premten.

LAFC nuk e kishte lejuar asnjë kundërshtar t’ia shënonte më shumë sesa dy gola gjatë këtij sezoni, duke e mbajtur rekordin për mbrojtjen më të mirë në ligë, me vetëm 17 gola të pranuar në 20 ndeshje.

Por, Ibrahimovici ua theu këtë rekord rivalëve të tij të ligës. Ai ishte në formë të jashtëzakonshme dhe ua dhuroi bashkëlojtarëve të tij tri pikët e ndeshjes me tri golat e shënuara, në minutën e tetë, 56-të dhe 70-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat