“Çmenduri” në merkato, Kukësi mendon për dyshen e Tiranës

Futboll

“Çmenduri” në merkato, Kukësi mendon për dyshen e Tiranës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 10:07
Edon Hasani

Është thashethem apo e vërtetë, këtë nuk mund ta themi. Fakt është që Edon Hasani ka një ofertë nga jashtë Shqipërisë, por fjalë ka që ai të transferohet edhe në një ekip shqiptar. Dhe jo vetëm, por bashkë me Majkëll Ngonë.

Dhe kush mund të bëjë çmenduri të tilla? As më shumë dhe as më pak se Safet Gjici. Nëse dyshja nuk qëndron te Tirana, në horizont mund të jetë Kukësi. Ngo, Shkurtaj, Hasani dhe Roca mund të jenë një katërshe e frikshme në sulm.

Valdet Rama do të largohet pas Europës dhe dy lojtarët e Tiranës mund të jenë zgjidhja ideale për Kukësin. Gjithsesi, në këtë moment që flasim është veçse një ide. Për të shkuar te realiteti duhet kohë.

Ama te Kukësi edhe idetë më të çmendura i bëjnë realitet, sigurisht kur duan dhe i kanë mundësitë. Nëse Ngoja është i lirë, Hasani duhet të zgjidhë punët me Tiranën për të zgjedhur atje ku do të shkojë. Kujtojmë se Edon Hasani ka vetëm një sezon te Tirana dhe pas disa problemeve me trajnerin Ardian Mema, kërkon të largohet nga 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat