Shaqiri i kishte kërkuar shpjegim trajnerit të famshëm

Futboll

Shaqiri i kishte kërkuar shpjegim trajnerit të famshëm

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:26
Shaqiri i kishte kërkuar shpjegim trajnerit të famshëm

Xherdan Shaqiri e përfundoi sezonin e tij të parë me Liverpoolin me trofe të Ligës së Kampionëve, edhe pse në pjesën e dytë të sezonit nuk kishte minutazh në formacionin e trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

Shaqiri në pjesën e dytë të sezonit u aktivizua shumë pak nga trajneri gjerman, edhe pse nuk kishte probleme me lëndime.

Liverpooli e kishte transferuar yllin shqiptar nga Stoke City për vetëm 13 milionë euro, duke u konsideruar si një nga transferët më të mira të sezonit të kaluar, duke ditur kualitet e Shaqirit dhe çmimin e ulët që ka paguar gjiganti anglez.

Ish futbollisti i Arsenalit, tani në rolin e analistit për televizionin ESPN, Paul Mariner ka deklaruar se arsyeja e mos aktivizimit të Shaqirit është se ai ka pasur probleme me Kloppin.

“Liverpooli ka bërë një transferim gjenial me Xherdan Shaqirin duke paguar vetëm 13 milionë euro. Ai nuk luajti edhe aq shumë në pjesën e dytë të sezonit sepse kishte prishur raportet me Kloppin. Shaqiri kishte kërkuar shpjegim për mos aktivizim dhe për këtë kishin prishur raportet, por ai prapë arriti të bënte disa gjëra të mira”, ka deklaruar Mariner.

Trajneri gjerman, Klopp javë më parë konfirmoi se Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të Premier Ligës për shkak të një lëndimit  të pësuar me kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shaqiri sezonin e kaluar për Liverpool u paraqitë në 30 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat