Pas shitjeve dhe largimeve që bëri, tashmë Roma kërkon që të përforcojë ekipin e vet me lojtarë të rinj.
Siç raporton “Sky Sport”, klubi verdhekuq ka prej ditësh që është e interesuar për spanjollin e Milanit, Suso. Kuqezinjtë kanë qenë të prerë në vendimin e tyre dhe kanë kërkuar 40 milionë euro.
Por, klubi i Milanos ka ndërruar kurs ditën e fundit dhe siç raporton kjo media, kërkon që në operacion të futet dhe talenti 19-vjeçar Nikolo Zaniolo.
Mesfushori është një prej talenteve më të spikatur në kampionatin italian dhe kërkohet nga Juventusi e Totenhemi.
Roma nuk pritet ta pranojë këtë propozim të Milanit dhe do të insistojë te Suso.