Tirana vijon përgatitjet në Ohër, teksa sot do të luajë edhe testin e parë miqësor, përballë skuadrës nga Xhepçishti i Tetovës, Renova, por situata në kampin bardheblu nuk është aspak e qetë.
Kjo për shkak të një zënke të pak ditëve më parë në stërvitje mes fantazistit shkodran Edon Hasani dhe sulmuesit argjentinas Agustin Torrasa.
Tensioni mes futbollistëve arriti në nivele të larta, aq sa u desh ndërhyrja e trajnerit Mema dhe futbollistëve të tjerë, për të qetësuar situatën, ndërsa klubi bardheblu ka pezulluar pa afat fantazistin shkodran.
Ky i fundit është larguar momentalisht nga grumbullimi në Ohër, teksa mbetet në pritje të vendimit final të presidentit Refik Halili, që pritet të thotë fjalën e fundit në fillim të javës së ardhshme.