Roma shtang Milanin - Bota Sot
Roma shtang Milanin

Futboll

Roma shtang Milanin

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:24
Roma shtang Milanin

Ditën e sotme është bërë zyrtare afrimi i Xhordan Veretut tek Roma pas bisedimeve, shumë të gjata mes palëve.

Mesfushori francez ka përfundur me sukses vizitat mjekësore, dhe tani është lojtari më i ri i Romës.

Lojtari u mor në formën e huazimit 1-vjeçar nga Fiorentina, për 1 milionë euro, dhe me detyrim blerjen e tij në fund të sezonit për 16 milionë euro, gjithashtu Fiorentina do të fitojë edhe 2 milionë euro në formën e bonuseve, në bazë  të paraqitjeve të mesfushorit.

26-vjeçari ka firomsur kontratën me kryeqytetasit italian, e cila e mban të lidhur deri në verën e vitit 2024. Kujtojmë se për lojtarin interes të madh kishte shfaqur edhe Milani, por verdhekuqtë u treguan më të shpejtë dhe e morën lojtarin në skuadrën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...