Bale te Bayern, trajneri Niko Kovac jep deklaratën surprizë - Bota Sot
Bale te Bayern, trajneri Niko Kovac jep deklaratën surprizë

Futboll

Bale te Bayern, trajneri Niko Kovac jep deklaratën surprizë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:21
Gareth Bale

E ardhmja e sulmuesit uellsian Gareth Bale është ende një enigmë. Te Real Madrid nuk e duan më, ndaj dhe janë duke u përpjekur t’i gjejnë një skuadër të re. Mes ekipeve kandidate për të marrë sulmuesin 30-vjeçar është edhe Bayern Mynih, që kërkon një lojtar të fortë në sulm.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp ka folur trajneri Niko Kovac, që u shpreh me superlativa për lojtarin uellsian. Një sinjal ky, që Bale mund të transferohet te Bayern sezonin tjetër, ndoshta në formë huazimi, ashtu sikurse dy klubet vepruan me James Rodriguez.

“Më dëgjoni se çfarë do të them. Gareth Bale është një lojtar i madh, ashtu sikurse janë të jashtëzakonshëm lojtarë të atij kalibri. Gjithsesi, ajo që unë nuk di është nëse ai ka dëshirë të luajë në një ekip tjetër përveç Real Madrid dhe nëse do të ketë po kaq shumë sukses. Këtë nuk me parashikoj dot, por këtu është i mirëpritur”, tha Kovac.

Bale ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën madrilène, ekip me të cilin luan që prej vitit 2013, kur u transferua nga Tottenham për 100 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...