Gjilani ka triumfuar në ndeshjen e sotme kontrolluese kundër ekipit llapjan, KF Llapi, e zhvilluar në stadiumin "Agim Ramadani-Katana", në Gjilan.
Realizator i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Fiton Hajdari, i cili në pjesën e dytë me golin e tij i dha epilogun final këtij takimi.
Vlen të theksohet se futbollistët e Gjilanit sot zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë ku krijuan shumë raste të mira shënimi dhe treguan formë të lartë sikurse fizikisht po ashtu dhe teknikisht që rezultoi me posedimin e topit në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ndeshja ishte me ritëm të lartë përgjatë 90 minutave ku u pa një futboll i bukur për sy para të pranishmëve që ishin rreth 500 shikues për ta ndjekur ndeshjen e sotme nga afër.
Në ditën e sotme u pa lojë hapur nga dyja skuadrat në fushën e blertë, tregues i mir se skuadra e Gjilanit po mer formën e duhur para fillimit të këtij edicioni në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.