Man City dështon në fazën parasezonale, Guardiola nuk shqetësohet

Futboll

Man City dështon në fazën parasezonale, Guardiola nuk shqetësohet

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:27
Pep Guardiola

Skuadra e Manchester City ka befasuar në fazën parasezonale, duke u mposhtur nga Wolverhampton, në një ndeshje që shkoi në ekzekutimin e penalltive.

Kampionët e Premierligës u mposhtën nga skuadra e Nuno Espirito Santo, në ndeshjen e vlefshme për ‘Premier League Trophy”.

Pas ndeshjes të së shtunës, ku City luajti baras pa gola në Kinë, ishte Rui Patricio që priti penalltitë e Gundogan, Silva dhe Nmecha, për të siguruar fitore 3:2 për skuadrën e tij.

Por, me këtë humbje të City, nuk është shqetësuar aspak trajneri i skuadrës, Pep Guardiola.

“Nuk mendoj kështu” u përgjigj Guardiola, i pyetur nëse ky rezultat e shqetëson. Ndonjëherë është mirë të humbim ndaj skuadrave të Premierligës, në periudhën parasezonale, por unë nuk shqetësohem” ka thënë tutje Guardiola.

Guardiola morri një lajm të mirë nga ndeshja me Wolves, pasi Kevin de Bruyne shkëlqeu në 45 minutat e para me skuadrën e ‘Citizens’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat