E konfirmon Zidane: Bale do të largohet, kështu është më së miri për të gjithë

Futboll

E konfirmon Zidane: Bale do të largohet, kështu është më së miri për të gjithë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:55
Gareth Bale

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Gareth Bale është shumë pranë largimit nga Real Madridi, duke theksuar se klubi është duke punuar për ta shitur uellsianin këtë verë.

Anësori uellsian nuk u ftua fare në humbjen e Real Madridit 3:1 ndaj Bayern Munichut në turneun miqësor, International Champions Cup të shtunën mbrëma në Houston.

Trajneri Zidane konfirmoi se përjashtimi i Bale nga skuadra për këtë ndeshje u bë për shkak se ai është buzë largimi nga Real Madridi.

“Bale nuk luajti sepse ai është shumë pranë largimit”, tha Zidane për gazetarët.

“Shpresoj se ai do të largohet së shpejti, do të ishte gjëja më e mirë për të gjithë. Jemi duke punuar për transferimin e tij në një klub të ri. Nuk kam asgjë kundër tij, ama vjen koha kur gjërat duhet të bëhen sepse duhet të bëhen patjetër. Më duhet të marr vendime dhe të bëj ndryshime”, theksoi francezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat