Griezmann: I telefonova babait dhe fillova të qaj nga lumturia pasi iu bashkova Barcelonës - Bota Sot
Griezmann: I telefonova babait dhe fillova të qaj nga lumturia pasi iu bashkova Barcelonës

Futboll

Griezmann: I telefonova babait dhe fillova të qaj nga lumturia pasi iu bashkova Barcelonës

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:50
Antonie Grienzman

Antoine Griezmann e ka pranuar se kalimi i tij nga Atletico Madridi në Barcelonë i kishte sjell atij lot gëzimi në momentin që gjithçka ishte kryer.  

Pas shumë përpjekjeve, sulmuesi francez përfundimisht u bë lojtar i Barcelonës pasi klubi katalonas i pagoi 120 milionë euro të klauzolës së lirimit të tij javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë me MARCA, Griezmann tregoi sesi ishte ndier pasi e kishte kompletuar kalimin në Camp Nou.

“U ndjeva shumë mirë, pas gjithë atij stresi dhe presioni për ta përfunduar të gjithën. Doja vetëm ta përfundoja pushimin dhe ta nisja këtë sfidë të re. Lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Jam duke e shijuar këtë moment dhe shpresoj se do të fitoj vetëbesim të mjaftueshëm për të folur, për të qenë vetja dhe për t’u kënaqur”, tha Griezmann.

Ai tregoi edhe momentin kur marrëveshja ishte finalizuar dhe ai ishte bërë lojtar i Barcelonës.

“E thirra babanë në telefon dhe fillova të qaj nga lumturia sepse ia arrita, çdo gjë ishte kryer. Isha me miqtë, bashkëshorten dhe fëmijët e mi dhe ishte një moment i jashtëzakonshme”, shtoi ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...