Gregët referojnë kampionin e Kosovës

Futboll

Gregët referojnë kampionin e Kosovës

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:00
Gregët referojnë kampionin e Kosovës

Federata Evropiane e futbollit (UEFA), ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes së parë të raundit të dytë të Ligës së Evropës, që zhvillohet ndërmjet Slovan Bratislavës dhe Feronikelit.

Do të jenë gjyqtarët grekë ata që do ta ndajnë drejtësinë në këtë takim, me shpresë drejtësia do të jetë maksimale në atë sfidë.

Ioannis Papadopoulos është gjyqtari kryesor për të cilin kubet shqiptare janë të njohura, pasi edicionin e kaluar ka ndarë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Europa, të cilën skuadra Bardhekaltër e fitoi me rezultat 5:0, përcjell Zëri. “Nikli” nesër udhëton drejt Bratislavës në Slovaki me synim për të marr rezultat pozitiv, derisa mobilizimi i skuadës duket të jetë maksimal.

Referee: Ioánnis Papadópoulos (GRE)

Assistant Referee 1: Chrysoúla Kourompýlia (GRE)

Assistant Referee 2: Trýfon Petrópoulos (GRE)

Fourth Official: Athanásios Tzílos (GRE)

UEFA Referee Observer: Rune Pedersen (NOR)

UEFA Delegate: Angelo Chetcuti (MLT).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat