Filipe Luis përshëndetet me Atleticon, kjo është skuadra ku do të transferohet - Bota Sot
Filipe Luis përshëndetet me Atleticon, kjo është skuadra ku do të transferohet

Futboll

Filipe Luis përshëndetet me Atleticon, kjo është skuadra ku do të transferohet

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:18
Foto

Ylli brazilian i futbollit, Filipe Luis, ka konfirmuar se po largohet nga skuadra e Atletico Madrid.

Luis do të largohet nga Atletico Madrid, për tu rikthyer në vendlindjen e tij, ku do të vazhdojë karrierën në Superligën e Brazilit.

Mbrojtësi i majtë 33 vjeçar do ta përfundoj karrierën në Brazil, ku do t’i bashkohet skuadrës nga Rio de Janeiro, Flamengo.

“Kam qenë Flamenguista që kur isha i ri. Të largohem nga Atletico nuk është e lehtë, por dua ta përfundoj karrierën në Brazil” ka thënë Luis.

Braziliani u bashkua me skuadrën madrilene në vitin 2010, kur transferohej nga Deportivo La Coruna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat