Kozniku është impresionuar me punën në Gjakovë

Futboll

Kozniku është impresionuar me punën në Gjakovë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:17
Kozniku është impresionuar me punën në Gjakovë

Ylli i futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, është impresionuar me punën që u bë në kampin e Gjakovës, që u organizua nga Lokomotiva e Zagrebit.  

Kozniku tha se ka pa shumë talent që do të jenë e ardhmja e futbollit tonë. “60 veta ishin në kamp dhe jam impresionuar me angazhimin dhe punën që e bënë. Me të vërtet këta djem kanë punuar pesë ditë nga dy herë në ditë dhe kanë pasur kualitet. E kam paramenduar se ashtu do të del, kështu që jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe disiplinën.

Normal edhe kolegët, trajnerët që me kanë ndihmuar si nga Gjakova po ashtu edhe nga Prishtina, si Burim Hana, Faton Brahushi, Ardin Daku, Luan Kozniku, Lluka Çakarun, masandej aty ishte edhe Tomislav Martinac, trajner dhe Silvio Çabrajo, koordinator Lokomotivës i grup-moshave të reja. Ata janë nda të kënaqur shumë, ku kanë ardhur nga të gjitha anët, ka pasur nga Shkupi dhe Shqipëria, edhe nga Kanadaja. Një numër i konsiderueshëm kanë pasur kualitet dhe kjo me ka impresionuar.

Ishin grupmoshat 2005 dhe 2006, ku kemi punuar me program. Grupmoshat kanë qenë të ndara 2000-2001, 2002-2003, 2004-2005, secila veç e veç”, tha ish futbollisti i mirënjohur Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai ka falënderuar edhe Gëzim Dakën që ishte krah i djathtë i tij.

“Duhet falënderuar edhe mikun tim të palodhur Gëzim Dakën, me të cilën kemi bërë punë të madhe së bashku me të tjerë në realizimin e programit me përpikëri. Erdh kryetar i FFK-së, Agim Ademi, respektoi punën tonë dhe Lokomotivën”, ka përfunduar Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat