Balotelli stërvit i vetëm, ka mbetur pa skuadër

Futboll

Balotelli stërvit i vetëm, ka mbetur pa skuadër

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:39
Foto

Mario Balotelli vazhdon stërvitjen i vetëm, pasi e ardhmja e tij ende duhet të vendoset.Në llogarinë e tij personale në Instagram, sulmuesi italian postoi një video duke trajnuar bashkë me trajnerin e ti personal për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

Balotelli ka mbetur pa skuadër pas skadimit të kontratës me Marseillen në Francë.

Agjenti i tij Mino Raiola është duke punuar për t’i gjetur një skuadër të re lojtarin problematik.

Raiola dëshiron ta kthejë klientin e tij në Itali pas tre viteve të kaluara në Francë.

Opsioni i vetëm për të mbetet Fiorentina, me të cilët ka pasur takime të vazhdueshme dhe shpresohet që në fund të arrihet një marrëveshje sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat