Pogba nuk kalon te Reali për këtë arsye

Futboll

Pogba nuk kalon te Reali për këtë arsye

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:32
Paul Pogba

Shpresat e Real Madridit për nënshkrimin e Paul Pogbas duket se shuhen me kalimin e kohës, pasi dritarja e transferimeve të Premierligës mbyllet me 8 gusht me Manchester Unitedin që po insiston duke refuzuar të shesë mesfushorin.

Përgjigja e tyre e fundit ka qenë se ata kërkojnë 200 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës, një shifër që është e papërballueshme për Real Madridin.

Është një deklaratë e qartë nga drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ se ata e konsiderojnë atë si pikë kyçe për sezonin e ardhshëm.

Pogba vazhdon të stërvitet dhe nuk ka treguar ndonjë indikacion se ai do të përpiqet të detyrojë një transferim, madje edhe ka marrë shiritin e kapitenit në turneun e klubit në Australi.

Ai është i vetëdijshëm se nëse do të ketë një shans për t’u bashkuar me Real Madridin, ai duhet të sillet në mënyrë korrekte, edhe pse duket e pamundur që një marrëveshje do të realizohet këtë verë.

‘Los Blancos’ ndërkohë pritet t’i kthejnë sytë kah Christian Eriksen i Tottenham, një lëvizje e cila mund të përballohet dhe mund të ketë sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat