Sot mbahet turneu i parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018.
Turneu organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht Këshilli Organizativ (KO) dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit dhe Prishtinës.
Veteranët cilësohen ata që kanë mbi 45 vjet.
Agjenda e turneut:
Në orën 16.00 Homazhe të pjesëmarrësve të varri i Vokrrit
Në orën 17.30 Hapja e turneut
Në orën 18:00 Ndeshja e parë gjysmëfinale Flamurtari (Vlorë) - Veteranët e Tetovës
Në orën 19:00 Ndeshja e dytë gjysmëfinale Prishtina – Llapi
Në orën 20:00 Ndeshja e tretë – Finalja
Pas përfundimit të turneut darkë e përbashkët.