Atletico preferon James para Eriksen

Futboll

Atletico preferon James para Eriksen

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:26
Foto

Skuadra e Atletico Madrid është e vendosur që të transferojë një lojtar të mesfushës, saktësisht, në pozitën ‘10’.

Atletico është në ndjekje të yllit kolumbian James Rodriguez, i cili shihet si objektivi i fundit i skuadrës për këtë merkato.

Një nga emrat që është përmendur së fundmi lidhur me një kalim në ‘Wanda Metropolitano’ është edhe ai i Christian Eriksen.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, madrilenët preferojnë shërbimet e James para atyre të danezit.

Atletico thuhej se po vëzhgonin edhe yllin e Tottenham, por në fund janë fokusuar vetëm tek kolumbiani.

Një nga arsyet për këtë mendohet të jetë çmimi. Rodriguez vlerësohet me 40 milionë euro, përkundër Eriksen që ka karton me vlerë prej 70 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat