Ish trajneri i madh i Prishtinës mposhti dy herë kancerin, por tani i mungon seksi

Futboll

Ish trajneri i madh i Prishtinës mposhti dy herë kancerin, por tani i mungon seksi

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:36
Ish trajneri i madh i Prishtinës mposhti dy herë kancerin, por tani i mungon seksi

Një emër që nuk harrohet kurrë nga gjeneratat e vjetra gjithsesi është Mirosllav Çira Bllazheviç. Kroati e drejtoi anijen e Prishtinës në vitin 1985, në kohën kur shkëlqente skuadra në elitën e futbollit ish jugosllav! Trajner i madh që sot e asaj dite ka mbetur në zemrat e tifozëve të flaktë në Kosovë.

Ai ka treguar se dy herë ka mposhtur kancerin dhe tani dihet mirë në moshën 84-vjeçare.

Ndryshe është selektori i parë i Kroacisë që fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – 98’, në kohën kur e kishte lojtar edhe Ardian Koznikun.     

“Në afat prej shtatë vitesh kam mposhtur dy karcinom-kancer në prostat dhe lëkurën e melanomës, tani jam plotësisht i shëndetshëm, ndërsa e vetmja gjë që nuk kam është seksi", tha Bllazheviç në një rrëfim emocional, transmeton 'Kurir'. 

“Kanceri nuk u përhap, as nuk lëshoi metastaza, dhe kjo ishte vendimtare për shërimin tim. Falënderoj Zotin që jam gjallë”, theksoi mes të tjera kroati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat