Alarmohet Bayern Munich

Futboll

Alarmohet Bayern Munich

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:06
Foto

Në sezonin 2018/2019, Bayern Munich fitoi Bundesligën me 78 pikë.

Kjo ishte kuota më e vogël e arritur në shtatë sezonet e fundit nga klubi bavarez, që ka sunduar Bundesligën përgjatë këtyre sezoneve.

Numri i pikëve, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve dhe largimet e Arjen Robben dhe Franck Ribery, kanë alarmuar Bayern Munich.

Yjet e kësaj skuadre kanë kërkuar transferime të mëdha këtë afat kalimtar, nëse dëshirojnë suksesin në Ligën e Kampionëve.

Më i ashpër ka qenë Robert Lewandowski.

“Bayern ka nevojë për transferime të mëdha për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Lewandowski.

“Gjithkush e di se nuk është mirë që kemi pak lojtarë në ekip, dhe se shpresoj që në ditët e ardhshme të ndodh diçka”.

Emrat më të mëdhenj të transferuar nga Bayern Munich deri më tani, janë Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat