Objektivi Lukakut

Futboll

Objektivi Lukakut

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:42
Objektivi Lukakut

Antonio Konte e do me çdo kusht Lukakun tek Interi, dhe tani zikaltërit janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të re.lukaku

Mançester Junajtid më në fund ka mundësinë për të nënshkruar me Perisiç, pas dy viteve që kanë shfaqur interes. 30-vjeçari ishte një nga objektivat kryesorë të Zhoze Murinjo, por “djajtë e kuq” nuk mundën të arrijnë një marrëveshje për ta transferuar në “Old Trafford”, mesfushorin kroat.

Sipas “The Sun”, tani mesfushori mund të përdoret për të arritur tek Lukaku, të cilin Interi e dëshiron në skuadër. Perishiçit i është bërë e ditur se nuk është në planet e Kontes, dhe transferimi në Angli do të ishte një zgjedhje e mirë për të dyja palët.

Ziklatërit do të vendosin kroatin në pjatë, për të patur një ulje në çmimin e sulmuesit belg. Gjithsesi Junajtid nuk pritet ta pranojë këtë ofertë, sepse dëshiron vetëm para në këmbim të Lukakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat