Barcelona mundet nga Chelsea

Futboll

Barcelona mundet nga Chelsea

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:56
Griezmann

Barcelona e nis me humbje fazën përgatitore. Në sfidën ndaj Chelsea-t (Rakuten Cup), që shënoi dhe debutimin e tre blerjeve të rëndësishme të verës, Griezmann, De Jong dhe Neto, katalanët u mposhtën 2:1 nga Chelsea në stadiumin e Saitamas në Japoni.

Një gabim foshnjërak në dalje i Sergio Busquets, të cilit ia rrëmbeu topin Jorginho, i dha mundësinë Abrahamit që përballë Ter Stegenit të zhbllokonte takimin.

Në pjesën e dytë, më pak se 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Barkley gjeti për herë të dytë rrjetën për blutë e Londrës. Gjithsesi, në kohën shtesë “blaugranat” shkurtun 2-1 diferencën me Rakitic, por pa mundur ta shmangnin humbjen.

Antoine Griezmann e nisi titullar, duke qëndruar në fushë gjatë 45 minutave të para, ndërsa de Jong dhe Neto u hodhën në fushë sapo nisi fraksioni i dytë.

Si Valverde ashtu edhe Lampard e ndërruan të gjithë formacionin, duke u dhënë ngarkesë lojtarëve vetëm në një pjesë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat