Futbollisti i Series A i dërgon dhuratë të veçantë Bekim Jasharit

Futboll

Futbollisti i Series A i dërgon dhuratë të veçantë Bekim Jasharit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:41
Futbollisti i Series A i dërgon dhuratë të veçantë Bekim Jasharit

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka pranuar një dhuratë të veçantë nga bashkëvendasi i tij, Përparim Hetemaj.

32 vjeçari që ka prejardhje nga Skenderaji, luan te skuadra e njohur Chievo.

Ai i ka dërguar Jasharit një fanellë të ekipit italian me të cilin luan që 8 vite.

“Një përshëndetje nga Italia me fanellën si dhuratë nga Përparim Hetemaj, si futbollist profesionist i FC Chievo që e lë shpirtin në fushën e lojës.

Edhe pse larg vendlindjes, nuk i harron Skenderajn dhe tifozët e shumtë që ka, në mesin e të cilëve padyshim që jam edhe unë.

Faleminderit, Përparim!

Me shumë respekt nga Skenderaj yt!” shkruan në facebook Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat