Humbje e madhe për Barcelonën

Futboll

Humbje e madhe për Barcelonën

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:53
Humbje e madhe për Barcelonën

Fenomeni i “La Masia”-s, Ksavi Simons, është larguar nga Barcelona, teksa tashmë do të kalojë tek PSG.

Mesfushori 16-vjeçar me origjinë nga Holanda, pas një periudhe të gjatë bisedimesh me klubin katalanas, nuk arriti të binte dakord për rinovimin, dhe kështu, ai është larguar.

Një operacion ky, i menaxhuar nga agjenti Mino Raiola, që pas shumë manovrash, arriti ta mbyllë kontratën tek Barça pa rinovim, për çështje parash kryesisht, siç thuhet nga “Mundo Deportivo”, dhe tashmë do të firmosë një kontratë të re me PSG.

16-vjeçari Simons, cilësohet si një nga mesfushorët më të talentuar dhe me perspektivë për të ardhmen, dhe kjo mund të jetë një humbje për ekipin blaugrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat