Skriniar: S’ka miqësore me Juven

Futboll

Skriniar: S’ka miqësore me Juven

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:53
Milan Skriniar

Milan Skriniar ia ka tërhequr vërejtjen kundërshtarëve se Interi nuk do të ruhet kundër Juventusit në ndeshjen e nesërm në kuadër të “Intarnational Champions Cup”. “Kjo nuk është një miqësore”, ka thënë ai

Skriniar do ta këtë një sezon të ri me trajnerin e ri, Antonio Conte ku do të jetë pjesë e një mbrojtje tërësisht ndryshe bashkë me Stefan de Vrij dhe Diego Godin që kaloi si transfer i lirë nga Atletico Madrid në Inter.

“Kjo ndeshje nuk është një miqësore, asnjë ndeshje nuk është miqësore”, tha ia për Inter TV.

“Këto ndeshje janë në kuadër të parapërgatitjeve dhe tregon se si jemi duke u parapërgatitur ne në stërvitje”.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe mendoj që jemi duke punuar shumë mirë. Ne duhet ti bëjmë gjërat ashtu si sugjeron trajneri dhe stafi teknik i joni. Është e rëndësishme që këto gjëra të aplikohen si duhet në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat