Mehmeti i emocionuar: Ilmi, e dha edhe kafshatën e fundit, nuk u ndale as nga kërcënimet...

Futboll

Mehmeti i emocionuar: Ilmi, e dha edhe kafshatën e fundit, nuk u ndale as nga kërcënimet...

Nga: K. Goca Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:18
Mehmeti i emocionuar: Ilmi, e dha edhe kafshatën e fundit, nuk u ndale as nga kërcënimet...

Dikush lëshoi tokën për fushë futbolli, dikush shtëpinë që të mbahen mbledhjet dhe të organizohen aktivitetet e futbollit të Kosovës, duke i bërë rezistencë të fuqishme Serbisë pushtuese. 

Vitet e 90-ta nuk do të shlyhen kurrë nga kujdesa e secilit shqiptar, për torturat që përjetuan nga okupatori serb.

Ish sekretari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Hadi Mehmeti, me emocione por edhe me krenari kujton mikun e tij, Ilmi Berisha, që ka nëntë vite që ka ndërruar jetë, që ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës. 

Ilmiu ka qenë gjyqtar i futbollit, delegat - kontrollor i referimit, i cili shtëpinë (te gjimnazi ‘Sami Frashëri’) e kishte lëshuar për aktivitetet e futbollit të Republikës së Kosovës, duke mos u ndal përkundër kërcënimeve të mëdha nga regjimi kriminal serb.   

“Miku im , ti qe kontribuove në pavarësimin e sportit, ti që shtëpinë e shndërrove në seli të institucioneve sportive, ti që e dhe edhe kafshatën e fundit për të rreshtuar drejtë, sipas kërkesës së sovranit, ti që sakrifikove çdo gjë për të ardhë deri te kjo e sotmja, do të jesh çdoherë në kujtimet tona! Kontributin tënd nuk do ta harrojmë kurrë!”, shkruan mes të tjera Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat