Shkëndija habitë, mposhtet në Shkup

Futboll

Shkëndija habitë, mposhtet në Shkup

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:45
Shkëndija habitë, mposhtet në Shkup

Shkëndija nga Tetova çuditë të gjithë me humbjen me rezultat 2:1 nga Dudelange e Luksemburgut, në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Shkup, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa League.

Shkëndija edhe pse avancoi e para nuk iu dha forcë për të fituar këtë sfidë, sepse në periudhën e dytë të lojës pësuan dy gola.

Në minutën e 7-të, futbollisti Agim Ibraimi shënon nga penalltia për rezultatin 1:0 në favor të kuqezinjve. Por pjesa e dytë ka qenë më ndryshe dhe mysafirët shënuan dy herë përmes Adel Bettaieb në minutën e 64-të dhe Danel Sinanit nga penalltia në atë të 68-tën.

Rezultat i disfavorshëm për tetovarët dhe kryetrajnerin Qatip Osmanin e pret sprovë e zorshme për sfidën e kthimit në Luksemburg, në fakt edhe një presion i madh, sepse kjo humbje e bie para një pozite që të eliminohen edhe nga garat e Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat