Vendimi budallaqesh i futbollistëve serb kundër kampionit të Kosovës

Futboll

Vendimi budallaqesh i futbollistëve serb kundër kampionit të Kosovës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:12
Vendimi budallaqesh i futbollistëve serb kundër kampionit të Kosovës

Feronikeli nga Drenasi aventurën në garat evropiane do ta vazhdojë kundër  Slovan Bratislava në kuadër të Europa League, shkruan Insporti. Kampioni i Kosovës në futboll do të përballet me Bratislavën në rundin e dytë kualifikues.

Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës nga Slovan Bratislava që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazhiq dhe Aleksandar Çavriç të mos luajnë kundër kampionit të Kosovës.

Kështu që, këta dy futbollistë kanë vendosur që t’i qëndrojnë këtij vendimit dhe nuk do të luajnë ndaj klubit tonë që zhvillohet sot 18.00.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi sllovak përmes një njoftimi zyrtar. “Lojtarët Aleksandar Çavriç dhe Dejan Drazhiq dhe trajneri Vladimir Radenkoviq e respektuan vendimin e komitetit serb në lidhje me ndeshjet ndaj Feronikelit.

SK Slovan respekton vendimin e lojtarëve dhe të trajnerit, kështu që, Çavriç, Drazhiq dhe Radenkoviq nuk do të përfshihen në dy ndeshjet ndaj Feronikelit”, thuhet në njoftimin e klubit. Vendimi budallaqesh i futbollistëve serb kundër kampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat