Zikaltrit përgatitin ofertën e radhës

Futboll

Zikaltrit përgatitin ofertën e radhës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:11
Lukaku

Në pritje të zhvillimeve të merkatos, trajneri i Manchester United ka lënë sërish jashtë skuadre sulmuesin belg Romelu Lukaku, edhe për ndeshjen ndaj Tottenhamit, që do të luhet nesër në Shanghai.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, trajneri norvegjez tha se Lukaku ka një dëmtim të vogël, jo shqetësues, por që nuk duan të rrezikojnë ndaj nuk do ta aktivizojë në ndeshjen ndaj “Spurs”-ave.

Megjithatë mediat në Angli janë të bindura që përjashtimi i Lukakut nga ndeshjet miqësore të verës lidhen me negociatat që sulmuesi po zhvillon me Interin, ndërsa “djajtë e kuq” janë në pritje të ofertës së radhës nga zikaltrit.

Oferta e parë e Interit ishte 60 milionë euro, të ndara në huazim prej 20 milionë eurosh dhe detyrim blerjeje për 40 milionë të tjera, verën e ardhshme, por anglezët refuzuan, duke pretenduar 83 milionë euro për kartonin e belgut.

Merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht dhe zikaltrit e dinë mirë se duhet të nxitojnë, ndaj kanë ndërmend të bëjnë një tjetër ofertë zyrtare këto ditë, që pritet të përmirësohet me rreth 10 milionë euro, me shpresën që drejtuesit e Manchesterit do ta pranojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat