Asensio lëndohet rëndë

Futboll

Asensio lëndohet rëndë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:13
Asensio lëndohet rëndë

Talenti i Realit të Madridit, Marcos Asensio ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në sfidë e zhvilluar në Kansas përballë Arsenalit, e vlefshme për International Champions Cup, që u fitua me penallti nga madrilenët.

Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 58’ shënoi golin e barazimit 2-2, ndërsa në të 64-ën pësoi dëmtimin e rëndë duke u larguar me barelë nga fusha, për t’u dërguar menjëherë në spital.

Diagnoza paraprake është thyerja e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë, që nëse konfirmohet, atëherë do të thotë se Asensio e ka humbur sezonin e ri, pa filluar ende, pasi do t’i duhet një ndalesë rreth 8-9 mujore për rikuperim.

Ky dëmtim ndryshon edhe planet e merkatos te Reali i Madridit, pasi nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë i Asensios, atëherë Zidane mund të vendosë të mbajë në skuadër James Rodriguez, i cili kërkohet nga Napoli dhe Atletico Madrid.

Asgjë nuk ndryshon ndërkohë për Gareth Bale, që duhet të largohet këtë verë, ndonëse përballë Arsenalit luajti 45 minuta dhe shënoi edhe një gol, pasi Zidane e ka shprehur qartë qëndrimin e tij për uellsianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat