Kush iu pyet juve për Kosovë, kush të ka gënjyer...

Futboll

Kush iu pyet juve për Kosovë, kush të ka gënjyer...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:32
Kush ju pyet juve për Kosovë, kush të ka gënjyer

Punë e madhe që nuk luajnë dy futbollistë serb për Slovanin e Bratisllavës kundër kampionit të Kosovës, Feronikelit nga Drenasi! 

Dejan Drazhiq dhe Aleksandar Çavriç nuk luajnë për Slovanin se nuk e njohin e shtetin e Kosovës.
Kush ju pyet juve, kush ju ka gënjyer që pyeteni për Kosovë? Iu ka gënjyer si gjithmonë Qeveria e Serbisë! 

Sigurisht se Qeveria e Serbisë i ushqen me gënjeshtra të pafundme! Slovani sot do të luajë, ndërsa Drazhiqi dhe Çavriçi le të ikin sa më larg sportit, sepse nuk janë sportistë, janë të frymëzuar nga kuzhina e Beogradit për nacionalizëm.

Nuk pyeteni as ju, as Beogradi, sepse Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i barabartë me të gjitha shtetet.

“As Serbia as Sllovakia nuk e njohin të ashtuquajturën Kosovë, kështu që menaxhmenti i Slovanit pa problem vendosi për futbollistët serbë Dejan Drazhiq dhe Aleksandar Çavriç që nuk duan të luajnë kundër Feronikelit”, shkruan ‘Informer’. 

Sllovakia e ka pritur Feronikelin, kampionin e Kosovës dhe e ka nderuar ashtu si çdo skuadër tjetër evropiane.  Nuk ka çare pa e nderuar sepse i din ata mirë se çfarë dënime mund të pësojnë nga UEFA.

Serbët e pranojnë vetë se në Bratisllavë ka shumë serbë që veprojnë e punojnë dhe sigurisht se do të orvatet ndokush nga ta të bëjnë ndonjë gjest të turpshëm në ndeshjen e sotme që luhet në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat