Daku i Kosovës nga Kroacia në Shqipëri

Futboll

Daku i Kosovës nga Kroacia në Shqipëri

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:31
Daku i Kosovës nga Kroacia në Shqipëri

Futbollisti i kombëtares së Kosovës U-21, Mirlind Daku ka ndërruar ambient. Daku është transferuar tek skuadra e njohur shqiptare, Kukësi.

Sulmuesi 21-vjeçar ka arritur marrëveshje me Kukësin – pasi kaloi një sezon tek skuadra e Osijekut në Kroaci.

Megjithatë, sulmuesi ka nënshkruar marrëveshjen në formë huazimi.

Ky është njoftimi i klubit të Kukësit:

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.

Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21, ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat