Rekord europian në Botëror

Futboll

Rekord europian në Botëror

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:34
Rekord europian në Botëror

Sukses i jashtëzakonshëm i italianit Gregorio Paltrinieri në Botërorin e notit që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut.

Notari i të kaltërve fitoi medaljen e artë në 800 metra stil i lirë, arritje të cilën nuk e kishte shijuar kurrë në botëror.

Italiani dominoi gjatë pjesës së dytë të garës, të cilën e mbylli me kohën 7 minuta, 39 sekonda e 27 të qindat, që edhe rekord europian.

Medalja e argjendtë shkoi për norvegjezin Christiansen, ndërsa e bronzta për francezin Aubry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat