Sloganet e turpshme ‘Kosova është Serbi’, Bratislava ka një kërkesë të papritur!

Futboll

Sloganet e turpshme ‘Kosova është Serbi’, Bratislava ka një kërkesë të papritur!

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:59
Sloganet ‘Kosova është Serbi’, Bratislava ka një kërkesë të papritur!

Slovan Bratislava është sot nikoqir i Feronikelit, kampionit të Kosovës në ndeshjen e parë të rrethit të dytë eliminator në Ligën e Evropës.

Tifozët e skuadrës sllovake kanë shprehur gjithnjë mbështetjen e tyre ndaj popullit serb, derisa si pasojë e politikës, dy futbollistët Dejan Drazhiq dhe Alekandar Çavriç si dhe trajneri Vladimir Radekoviq refuzuan të paraqiten sot.

Tifozët nga Sllovakia janë gjithashtu të njohur për parullat “Kosova është Serbi” si dhe me mesazhe tjera duke mbështetur Serbinë, shkruan Zëri. Megjithatë, Slovan Bratislava ka kërkuar nga tifozët që sot të mos përdorin slogane politike për shkak se UEFA ka kërcënuar klubin nga Bratislava se mund ta dënojë.

“Ne apelojmë te tifozët për këtë ndeshje dhe kërkojmë nga ata t’iu përmbahen sloganeve në lidhje me situatën politike”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Përfaqësuesit e UEFA-s e kanë bërë me dije se çdo ndërhyrje politike do ta ndëshkojë klubin tonë si dhe me mbylljen e stadiumit për tifozët në ndeshjen e radhës”, thuhet në mes të tjerash.

Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat