Lojë e mirë e ‘Niklit’, humbje minimale në Bratisllavë!

Futboll

Lojë e mirë e ‘Niklit’, humbje minimale në Bratisllavë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:24
Feronikeli pësoi shpejt në Bratisllavë

Feronikeli nga Drenasi, kampion i Kosovë, nuk ka arritur rezultat të favorshëm në Bratisllavë, megjithatë humbja minimale i jep gjasa të mëdha për të kërkuar kualifikimin për në rrethin e tretë të Europa League në futboll.

‘Nikli’ pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Slovan, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Tehelne pole”. Në një atmosferë të mirë, u zhvillua lojë e mirë, ndërsa djelmoshat e Feronikelit luftuan me gjithë fuqinë që kishin për rezultat të favorshëm, por nuk ia dolën.  Goli i Mendurim Hotit jep gjasa për ekipin e tij që ta përmbysë humbjen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 Skuadra nga Drenasi ka mundësi që në sfidën e kthimit të bëjë mrekullinë dhe të shkojë më tej.  Në minutën e 9-të, goditje e lirë, kur Nono godet nga rreth 25 metra, paksa topi devijohet dhe futet në pjesën e sipërme të portierit Smakiq, 1:0.  Në minutën e 56-të, mbrojtja e Feronikelit e harroi Sporar i cili doli vetëm me portierin Smakiq, por për fat të mirë të këtij të fundit, topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës pingule. Në minutën e 61-të, kampioni i Kosovës shkakton penallti. Lojtarët e ‘Niklit’ protestojnë, por gjyqtari vendos penallti. Sporar me shumë gjakftohtësi godet nga penalltia dhe dyfishon epërsinë në 2:0 në minutën e 61-të.

Në minutën e 67-të, një veprim i bukur i ‘Niklit’ konkretizohet në gol. Mendurim Hoti me dinakërinë e tij, brenda 16-shit dhe me goditje të fortë shkund portën e rivalit, 2:1.  Feronikeli mposhtet me rezultat 2:1 dhe me pak fat do të kthehej edhe me rezultat të favorshëm.  Kryetrajneri i ‘Niklit’ Zekirija Ramadani, ka të gjitha mundësitë që sfidën e kthimit të arrijë kualifikimin.

Slovan-Feronikeli    2:1
Stadiumi “Tehelne pole”, Bratisllavë. 
Gjyqtar: P. Ioannis (Greqia). 
Shënues: Nono (9’), Sporar (61’-nga penalltia)-Hoti (67’).
Kartonat e vedhë: Holman (Strelec 67’), Lubiçiç -Dabiçaj, Hoti, Malaj.
Slovan: Greif, Bajriq, Abena, Bozhikov, Sukhotsky, Lubiçiç,  Nono (de Kamps 82’), Holman, da Silva (Daniel 70’), Moha dhe Sporar.
Feronikeli: Smakiqi, Islami, Prekazi, Lladrovci, Hoxha,  Dabiqaj, Malaj (Bojku 82’), Fazliu, Hoti (Topalli 90+3’), Rexha dhe Carioca Jean (Zeka 76’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat