Gashi: Nuk frikësohem nga konkurrenca

Futboll

Gashi: Nuk frikësohem nga konkurrenca

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:30
Gashi: Nuk frikësohem nga konkurrenca

Skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës po përgatiten me intensitet të shtuar për edicionin e ri, që fillon në mes të muajt gusht përkatësisht me 17 gusht. Disa prej skuadrave si vend më të mirë për t’u përgatitur e kanë gjetur Shqipërinë e disa edhe Maqedoninë e Veriut.

Skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës, Vushtrria, përgatitet në Pogradec të Shqipërisë, me synime që t’i mbush bateritë për kampionatin e ri.  Përforcimi i Vushtrrisë, Qëndrim Gashi, tha se ambienti është i mirë, atmosferë shumë e mirë. Ai ka ardhur nga Liria si përforcim i vushtrriasve, me synime që të luftojnë që të janë sa më lartë në renditjen e klasifikimit.   

“Bota sot”: Tash e disa ditë jeni në përgatitje me Vushtrrinë në Shqipëri, sa jeni të kënaqur me kushtet?

Qëndrim Gashi: Jemi shumë të kënaqur me kushtet që i kemi në Pogradec dhe punën që po bën trajneri. Kemi fushën këtu afër hotelit, po ashtu edhe ushqimi është në nivel. Bëjmë tri herë në ditë stërvitje dhe secili kryen detyrat e parashtruara nga trajneri.

“Bota sot”: A ndikojnë në ritmin e stërvitjeve temperaturat e larta?
Qëndrim Gashi:
Nuk janë edhe aq të larta, janë optimale për stërvitje për atë edhe jemi ardh këtu.

“Bota sot”: Si e sheh Vushtrrinë për edicioni e ri?
Qëndrim Gashi
: Vushtrrinë në Superligë e shoh si arrë e fortë për ekipet kundërshtare dhe me ndihmën e tifogrupit ‘Forca’ do të jemi aty kah mesi i tabelës.

“Bota sot”: A mendoni se Superliga do të jetë më e fortë dhe me rivalitet edhe më të madh?
Qëndrim Gashi:
Po sivjet duke e parë që të gjitha ekipet janë përforcuar do të jetë një vit me rivalitet shumë të madh, sigurisht edhe me cilësi më të mirë.

“Bota sot”: Sa keni mundur që të adaptoheni me klubin e ri, kur dihet se edicionin që shkoi ishit pjesë e Lirisë së Prizrenit?
Qëndrim Gashi
: Mendoj që dita ditës po ambientohem shumë mirë. Me kanë prit shumë mirë të gjithë stafi dhe lojtarët me përvojë, si Bashkim Shala, Ilir Izmaku, Ismet Caka etj. Atmosfera është shume e mirë në Vushtrri.

“Bota sot”: A është konkurrence e fortë brenda klubit, a i frikësohesh konkurrencës?
Qëndrim Gashi:
Ka konkurrencë, ka edhe lojtar të rinj që do t’ju del emri në Superligë, besoj që do të ketë edhe përforcime tjera. Mendoj që konkurrenca na bën më të fortë, nuk frikësohem nga konkurrenca e cila e bën ekipin më të fortë.

“Bota sot”: Me cilat synime e sheh Vushtrrinë?
Qëndrim Gashi:
Mendoj që kah mesi i tabelës dhe të shkojmë sa më lart në Kupë nëse na jepet mundësia pse jo edhe për të dal në Europë përmes Kupës.

“Bota sot”: Sa është vështirë të punohet me trajnerin Bekim Shotanin?
Qëndrim Gashi:
Mendoj që nuk është e vështirë pasi që të gjithë që e njohin është punëtor i madh dhe punon shumë mirë taktikisht. 

“Bota sot”: Çfarë premtoni si sulmues?
Qëndrim Gashi:
Premtoj së pari angazhim maksimal dhe të ndihmoj ekipin më shumë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat