Tottenham siguron mesfushorin argjentinas, Real bindet me 50 milionë euro

Futboll

Tottenham siguron mesfushorin argjentinas, Real bindet me 50 milionë euro

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 21:17
Mesfushori argjentinas Giovani Lo Celso

Transferimi i mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso te skuadra e Tottenham duket një çështje e mbyllur. Kështu shkruan sot e përditshmja britanike “The Sun”, që thotë se skuadra e Tottenham ka zyrtarizuar ofertën prej 50 milionë eurosh te Real Betis .

Një shumë që pritet të bindë skuadrën spanjolle për të lënë të lirë lojtarin 23-vjeçar. Ai kërkohet me ngulm nga trajneri Maurizio Pochettino, që e sheh si alternative të parë në rast se largohet danezi Christian Eriksen.

Skuadra e Real Betis nuk e ka grumbulluar argjentinasin në turneun që është duke kryer aktualisht, çka lë të mendosh se do ta lërë të lire mesfushorin. Spanjollët presin ofertën më të mirë, por duket se shuma prej 50 milionë eurosh i ka vënë kapak dyshimeve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat