Drejtori sportiv, Nexhipi e promovon trajnerin Duro te Kukësi

Futboll

Drejtori sportiv, Nexhipi e promovon trajnerin Duro te Kukësi

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:43
Drejtori sportiv, Nexhipi e promovon trajnerin Duro te Kukësi

Shpëtim Duro është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. 59-vjeçari u prezantua në ambientet e klubit verlindor në kryeqytet nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi, që mendohet se ka qenë “çelësi” i arritjes së marrëveshjes mes presidentit Safet Gjici dhe trajnerit tiranas.

Duro merr detyrën e lënë nga Ernest Gjoka, që u shkarkua nga Gjici për shkak të dështimin të skuadrës në përballjen e dyfishtë me Debrecenin që në raundin e parë të Europë League-s.

Duro do të ketë si objektiv titullin kampion, trofe që verilindorët e kanë fituar vetëm një herë, pikërisht me Ernest Gjokën, që mbylli përvojën e dytë te verilindorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat