Interi e kërkon Vidalin

Futboll

Interi e kërkon Vidalin

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:56
Arturo Vidal

Interi ia ka vënë syrin Arturo Vidalit, të cilin e kërkonte edhe në kohën kur lojtari ishte në Bayern Munich. Këtë verë megjithatë palët mund të bashkohen

Arturo Vidal pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Dhe, interesim për mesfushorin kilian ka shprehur Interi, i cili e donte lojtarin edhe në kohën kur ai luante për Bayern Munichun.

Tash, një arsye më shumë që ish-futbollisti i Juventusit të transferohet tek Zikaltrit është fakti se këta të fundit i ka marrë në dorë trajneri Antonio Conte, me të cilin Vidal kishte punuar së bashku tek Bianconeri.

Sipas mediave spanjolle, ka shumë mundësi që Vidal të transferohet tek Interi pasi trajneri Ernesto Valverde nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Ka mundësi që Vidal të huazohet në Inter, por fillimisht Nerazzurri duhet ta zgjidhin çështjen e lojtarëve si Joao Mario, Borja Valero e Radja Nainggolan, të cilët me gjasë do të largohen nga Giuseppe Meazza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat