Flet Dybala, e zbulon të ardhmen e tij

Futboll

Flet Dybala, e zbulon të ardhmen e tij

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:48
Paolo Dybala

Paulo Dybala u ka dhënë fund spekulimeve, duke e konfirmuar vendimin e tij të qëndrojë në Juventus së paku edhe një sezon. Klube të njohura evropiane ia kanë vënë syrin yllit argjentinas, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Torino

Në Juventusin e ri të Maurizio Sarrit a do të ketë vend dhe hapësira për Paulo Dybalan?

Është kjo pyetja e çdo tifozi, pasi Bianconeri po përforcohen vazhdimisht.

Ylli argjentinas e kaloi sezonin e kaluar kryesisht në bankinë, mbi të gjitha pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Ky fakt bëri që të qarkullojnë zëra se ish-futbollisti i Palermos do të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë dy klubet më të interesuara për të, por nuk qëndron prapa as Interi.

Sidoqoftë, Dybala ua ka bërë me dije të gjithëve vendimin e tij, me një deklaratë të shkurtë dhënë të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”.

“Unë e dua vetëm Juventusin”, ka thënë përfaqësuesi argjentinas, i cili do të rikthehet në Itali javën e ardhshme.

Pra, Dybala është i vendosur të luftojë dhe ta kërkojë një vend titullari në Torino, pasi beson se mund të fitojë trofe të rëndësishëm me Bianconeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat