Juventusi merr vendimin për mbrojtësin turk

Futboll

Juventusi merr vendimin për mbrojtësin turk

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:23
Juventusi merr vendimin për mbrojtësin turk

Merih Demiral prej kohësh flitet se është në orbitën e Milanit, me kuqezinjtë që kanë nisur kontaktet e para.

Drejtuesit kuqezi e pëlqejnë shumë lojtarin, dhe dëshirojnë ta kenë në skuadrën e tyre për të formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes së bashku me Romanjolin.

Juventusi mendohej se ishin të përgatitur ta shisnin këtë verë në rast se vjen një ofertë prej 40 milionë eurosh, megjithëse vetëm para pak kohësh e morën nga Sasuolo për 18 milionë euro. Por, sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane, bardhezinjtë nuk dëshirojnë ta shesin mbrojtësin këtë verë.Demiral

21-vjeçari ka pasur një ndikim të menjëhershëm më “zonjën e vjetër” që prej mbërritjes nga Sasuolo, teksa në ndeshjen e djeshme kundër Interit tregoi një performancë shumë të mirë. Gjithsesi drejtuesit e Milanit do të tentojnë përsëri për ta transferuar, edhe pse duket e vështirë për tu arritur një marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat