Avioni i Alitalias, që kishte në bord Daniele De Rossin dhe bashkëshorten e tij Sarah Felberbaum mbërriti në aeroportin e Ezezias në Buenos Aires pak para mesditës me orën europiane.
Të shumtë ishin tifozët e Bocas, mes të cilëve edhe italiane, si dhe gazetarët që kishin dalë për ta pritur legjendën e Romës, nënshkrimi i të cilit ka rritur entuziazmin te skuadra argjentinase.
Në orën në vazhdim pritet dhe zyrtarizmi i marrëveshjes, me De Rossin që për herë të parë do të ndryshojë skuadër në karrierën e tij.