Gerrard e jep një lajm shumë të keq për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Gerrard e jep një lajm shumë të keq për shqiptarin e Kosovës

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:51
Gerrard e jep një lajm shumë të keq për shqiptarin e Kosovës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda do të largohet nga skuadra e madhe skoceze, Rangers pas vetëm një viti.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet trajneri i skocezëve, legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.Ish-mesfushori anglez ka thënë se Grezda erdhi i lënduar te skuadra dhe kjo e pengoi atë të përparojë.

“Është një situatë frustuese. Ai erdhi i lënduar dhe nuk mundi të përparojë. Në këtë kohë, për të është shumë më mirë të kërkojë një skuadër të re”, ka thënë Gerrard duke mos mohuar cilësitë e lojtarit nga Kosova.

“Nuk kam asnjë dyshim në cilësitë e këtij lojtari. Ai është shumë i mirë, por në këtë moment është shumë më mirë të gjejë një klub tjetër”, ka përfunduar Gerrard.

Grezda te Rangers në Skoci kaloi nga kampionati kroat, Lokomotiva për një shumë prej 2 milionë eurove, por që nuk mundi ta gjejë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat