Monaco interesohet për yllin e Real Madrid

Futboll

Monaco interesohet për yllin e Real Madrid

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:09
Lojtari dëshiron qëndrimin në ‘Bernabeu’

Skuadra e Monacos është duke menduar për një transferim të madh gjatë këtij afati kalimtar.

Monaco po interesohet për shërbimet e lojtarit të Real Madrid, Mariano Diaz.

Diaz kaloi tek ‘Los Blancos’ gjatë edicionit të kaluar, kur linte skuadrën e Olympique Lyon, por pa pasur mundësinë të tregonte vetën në ‘Bernabeu’.

Sipas ‘Goal’, Monaco është skuadra që po kërkon shërbimet e tij, por lojtari preferon qëndrimin në Real Madrid.

Lojtari kishte shënuar 18 gola me Lyon në sezonin 2017/18, por të njëjtën formë nuk kishte ndjekur me madrilenët.

Gjithsesi, skuadra nga principata shpreson se braziliani do të përcjell formën që mbante në Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat