Zidane në ankth: Jam shumë i shqetësuar!

Futboll

Zidane në ankth: Jam shumë i shqetësuar!

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:34
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes miqësore me Atletico Madrid-in, por dhe në lidhje me dëmtimet. Fillimisht u ndal te kundërshtari.

"E dimë se do të jetë një ndeshje e bukur. Kundërshtari është në formë të mirë dhe do të mundohemi që të shfaqim më të mirën tonë". 

Trajneri i spanjollëve u ndal dhe te dëmtimet e ekipit të tij. Ai është mjaft i shqetësuar për këtë pjesë. "Po punoj me lojtarët që kam në dispozicion. Kur të kthehem në Madrid do të shoh nëse kam nevojë për ndërhyrje. Asensio do të mungojë gjatë, por do të rikthehet më i fortë. Dëmtimi i Mendy-t nuk është aq i rëndë, por nuk po stërvitet. Më shqetësojnë këto gjëra, pasi ndodhin dhe gjatë kampionatit".

Tekniku nuk i është shmangur pyetjes në lidhje me Bale dhe Ceballos. "Bale është me ne tani dhe po stërvitet. Ceballos është lojtar i rëndësishëm, por duhet të luajë. Shpresoj të marrë sa më shumë minuta tek Arsenal". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat