Grinden Zidane e kroati

Futboll

Grinden Zidane e kroati

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:48
Grinden Zidane e kroati

Reali është duke u përgatitur për sezonin e ri, por dëmtimi i rëndë që ka pësuar Asensio e ka rënduar shumë klimën te skuadra spanjolle.

Sulmuesi anësor, u dëmtua në sfidën me Arsenalin dhe mjekët e kanë stopuar lojtarin për 7 muaj. Kjo do të thotë se thuajse humbet sezonin. Tashmë Zinedine Zidane është bërë me dhimbje koke, pasi do t’i duhet një tjetër futbollist në këtë rol.

Siç raporton “Don Balon”, për këtë shkak Zidane dhe Luka Modric janë grindur. Kroati dëshiron që të qëndrojë Gareth Bale në skuadër dhe mos të blihet një tjetër, ndërsa Zidane i qëndron stoik vendimit të tij për ta shitur uellsianin.

Kjo çështje po kthehet në problem te Reali, që duhet të marrë një vendim final për zëvendësimin e spanjollit Asensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat