Oscar i kthehet futbollit evropian, është në bisedime me dy gjigantët evropian

Futboll

Oscar i kthehet futbollit evropian, është në bisedime me dy gjigantët evropian

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:27
Oscar

Ylli brazilian i futbollit, Oscar, ka bërë të ditur se po synon rikthimin në futbollin evropian, pas shumë sezoneve të kaluara në Kinë.

Ish anëtari i Chelsea kalonte në Kinë, për të përfituar financiarisht, fakt të cilin nuk e pati fshehur, duke thënë se preferon të ketë ushqim më shumë sesa memorie nga Kupa e Botës, para se të kalonte në Azi.

Së fundmi lojtari ka thënë se është afër rikthimit në Evropë, saktësisht në kampionatin italian, ku është në bisedime me dy gjigantët e Milanos.

“Kam biseduar me të dy skuadrat nga Milano – Milan dhe Inter. Nuk ka ndonjë vendim, por dua të luajë në Itali” citohet lojtari nga ‘Nerazzurriale’.

Aktualisht Oscar luan me skuadrën e Shanghai SIPG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat