Limani: Synim e kemi Evropën 

Futboll

Limani: Synim e kemi Evropën 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:34
Ardian Limani

Drita nga Gjilani mbush bateritë në Bansko të Bullgarisë për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga Gjilani pretendon të përgatitet sa më mirë për kampionatin që nis me 17 gusht.

Kapiteni Ardian Limani është më së i bindur se do të janë skuadër e fuqishme dhe që do të luftojnë për kreun e tabelës.  

Drita është prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë, ka edhe futbollistë cilësor dhe sipas njohësve, do të jetë ndër pretendentët për kreun e tabelës. Limani flet për gazetën kombëtare “Bota sot”, për kushtet në Bansko, për ambicie që ka me ekipin e Dritës.   

“Bota sot”: Çfarë janë kushtet për stërvitje në Bullgari?
Ardian Limani:
Bullgaria është vend ideal për të zhvilluar fazën përgatitore, sidomos në këtë kohë kur temperaturat në Kosovë janë shumë të larta! Fushat janë të nivelit shumë të lartë dhe hoteli i plotëson të gjitha kushtet!

“Bota sot”: A mendoni se Drita do të jetë shumë më e fuqishme se në edicionin e kaluar?
Ardian Limani:
Sigurisht që Drita do të jetë më e fortë se stinorin e kaluar! Kemi formuar një grup shumë të fortë dhe mendoj që do të jemi shumë më të mirë tani!
“Bota sot”: Çfarë e karakterizon Dritën me ekipet tjera?
Ardian Limani
: Mendoj që Drita këtë vit ka shumë eksperiencë në ekip, kemi lojtar të kalibrit të lartë dhe çdonjëri është në formë të mirë tani, vetëm shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm sepse jemi grup i lidhur mirë!
“Bota sot”: A e sheh një luftë të ashpër për titull?
Ardian Limani:
Po! Ashtu si dy-tri vitet e fundit edhe sivjet do të luftohet deri në fund për titull. Do të ketë disa ekipe që do të jenë të forta.

“Bota sot”: A do të jetë kampionati më i nxehtë kur dihet se do të bien edhe katër skuadra nga elita?
Ardian Limani:
Mendoj që do të jetë kampionat shumë i ashpër sepse çdo ekip do të tentoj që merr maksimumin në çdo ndeshje, e sidomos në fillim, sepse mund të bëhet vonë për t’u rikuperuar me pikë, kur dihet që 4 ekipe do të bien direkt!

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Dritës?
Ardian Limani:
Ne kemi synim ta kapim Evropën sivjet! Në çfarëdo formë, por primare për ne është njëri ndër titujt, kampionati apo kupa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat