Milan përgatit 11 milionë euro për mbrojtësin e Flamengo

Futboll

Milan përgatit 11 milionë euro për mbrojtësin e Flamengo

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 21:06
Leo Duarte

Skuadra e Milan është duke u përgatitur për një tjetër lëvizje në afatin kalimtar të verës.

‘Rosoneri’ kësaj radhe do të synojnë të përforcohet në fazën e mbrojtjes, me një lojtar që mund të vije nga Brazili.

11 milionë euro janë gati për mbrojtësin e Flamengo, Leo Duarte, sipas ‘Il Tempo’.

Lojtari ka qenë edhe në radarin e Romës në javët e kaluara, por 23 vjeçari që luan në qendrën e mbrojtjes është afër kalimit në ‘San Siro’.

Duarte ka luajtur 60 ndeshje me Flamengo, ku ka shënuar dy gola dhe është ndëshkuar 10 herë me kartonin e verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat